Muze virtual ne qender te Tiranes per viktimat e diktatures
Në nder të viktimave të komunizmit, bashkia e Tiranës çeli në sheshin “Skënderbej” muzeun virtual të martirëve të regjimit. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me një grup artistësh dhe me shoqatën e të përndjekurve politik ka hapur dyert e muzeut virtual të krimeve të diktaturës komuniste.
Rreth 100.000 shqiptarë u burgosën, u dërguan në kampet e përqendrimit, në kampet e punës ose u ekzekutuan, me dhe pa gjyq, gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës përgjatë viteve 1944-1990. Emrat dhe fotot e personave të burgosur, internuar dhe ekzekutuar janë projektuar në këtë muze.
Lideri i opozitës, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, mori pjesë në inaugurimin e muzeut virtual kushtuar viktimave të diktaturës komuniste. Basha e quajti provokim ndaj të gjithë shqiptarëve përpjekjet për ringjalljen e figurës së Enver Hoxhës. Ai njoftoi celjen e një projekti 1-vjecar titulluar “Drejt Lirisë”, që përkon me 25 vjetorin e Partisë Demokratike.
Një muze virtual në memorie të viktimave të diktaturës komuniste, është vendosur në sheshin kryesor të kryeqytetit. Duke nderuar ata që u persektuan nga një prej regjimeve më gjakatare të Europës, lideri i opozitës, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, denoncoi edhe njëherë ringjalljen e figurës së Enver Hoxhës si një provokim ndaj të gjithë shqiptarëve.
Demokratët duket se nuk kanë ndërmend të qëndrojnë duarkryq dhe Basha njoftoi se celjen e projektit 1 vjecar të titulluar “Drejt Lirisë”, didikuar atyre që humbën edhe jetën për shkak të dëshirën për të menduar e për t’u shprehur lirshëm. Për Lulzim Bashën, liria është substanca e antikomunizmit ndërsa te të persekutuarit politik, sipas kreut të demokratëve, gjendet prova më e fortë e qëndresës së shqiptarëve ndaj diktaturës.
Muzeu virtual permban: Sot pas 25 vjetësh, eshtrat e mbi 4500 të pushkatuarve nuk janë gjetur ende 5.037 burra dhe gra u pushkatuan 21.788 bura dhe 7.367 gra u burgosën 48.217 burra dhe 10.792 gra u internuan 11.536 familje u dëbuan nga qytetet kryesore 64 shtetas të huaj u pushkatuan 1.215 burra dhe 38 gra shtetas të huaj u burgosën 95 shqiptarë nga Kosova u pushkatuan 120 klerikë katolikë u burgosën ose ekzekutuan 80 klerikë bektashian u burgosën ose ekzekutuan 60 klerikë mysliman u burgosën ose ekzekutuan 39 klerikë ortodoksë u burgosën ose ekzekutuan
Arkivi i shfaqur përmban 657 fotografi dhe një databazë më të dhënat personale të 1.262 shqiptarëve të pushkatuar, datën dhe vendin e pushkatimit.